Ambasada e SHBA-ve: Gjithsecili që ka keqpërdorur besimin e opinionit duhet të përgjigjet

0

Ambasada e SHBA-ve e mbështet vendimin e prokurorisë për t’i hetuar të gjitha dyshimet për korrupsion dhe t’i ndjekë ata si të arsyeshme dhe të bazuara në fakte të besueshme. “Gjithsecili për të cilin vërtetohet se ka keqpërdorur besimin e opinionit duhet të përgjigjet”, thonë nga ambasada e SHBA-ve për 360 gradë. Për SHBA-në është e rëndësishme të potencohet se PSP-ja luan rol të rëndësishëm në përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të dëshmuar angazhimin e vendit për gjyqësor të pavarur dhe përgjegjësi për krimet dhe korrupsionin e të kaluarës. “Për këtë arsye duhet të sillër ligji për prokurorinë publike si pjesë e përpjekjeve më të mëdha për ndërtimin dhe përforcimin e institucioneve afatgjata të bazuara në sundimin e së drejtës. – shtojnë më tej nga ambasada e SHBA-ve.