Reagim nga NP Proaqua: Mos manipuloni me qytetarët e Strugës

0

Këto ditë në një portal është publikuar një shkrim ku një subjekt politik akuzon se Struga nuk ka ujë dhe për këtë shkak mund të largohen turistët dhe qytetarët paskan përgatitur dhe padi ndaj NPN Proaquas.
Është fakt i dukshëm se NPN Proaqua në këto dy vite efikasitetin e punës e ka rritur në mënyrë të jashtzakonshme dhe këtë gjë nuk mund ta mohojë askush. Dëshmitarë për këtë janë qytetarët e Strugës dhe punëtorët e kësaj ndërmarrje. Pompat janë të reja dhe qyteti dhe rrethina furnizohen me ujë me kapacitet maksimal.
Kërkojmë nga subjekti i lartëpërmendur të mos përhapë dezinformata dhe panik te popullata sepse në të kundërtën do të përballeni me padi për shpifje dhe prishje të imazhit të Proaquas.
Me respekt,
NPN Proaqua Strugë.