Strugë, aprovohet planin e veprimit i kërkuar nga UNESKO

0

Pa prezencën e kryetarit Ramiz Merko, këshilltarët e komunës së Strugës kanë miratuar planin e veprimit për masat dhe aktivitetet që pritet të ndërmerren në komunën e tyre, me qëllim që rajoni rreth liqenit të Ohrit ta ruaj statusin e trashëgimisë kulturore botërore nën patronazhin e UNESKO-s. Prej sot, edhe në Strugë ka filluar masa kohore për moratorium ndërtimi, miratim dhe zbatim të planeve urbanistike dhe procedurave për vërtetimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara në mënyrë të parregullt.

“Jemi të bindur se nuk do të realizohet plani i veprimit dhe ka vetëm natyrë deklarative pasi në të qartë thuhet se do të fillohet me prishjen e objekteve nga viti 2021. Në këtë periudhë, as Merko do të jetë kryetar struge, e as Zoran Zaev do të jetë kryetar i Qeverisë- deklaroi Alen Dereban”, këshilltar i VMRO DPMNE-së.

Deri në tetor të vitit 2020, parashihet mbyllja e tërësishme dhe riparimi i deponisë së egër të qytetit, që gjendet në hyrje të qytetit.

“Nëse ekziston dëshirë, vullnet dhe fuqi politike, çdo gjë mund të realizohet. Nëse komuna nuk ka potencial, do të kërkojmë ndihmë nga shtetit”, tha Aco Gjuroski- këshilltar i LSDM-së.

Me planin e veprimit parashihet edhe kthimi në gjendjen fillestare të hapësirës së plazheve të ndërtuara ilegalisht në pjesën nga Struga deri në Kalishtë deri në tetor si dhe monitorim të vazhdueshëm për të penguar shkatërrimin e kallamit nga Struga deri në Kalishtë. Të gjitha masat e ndërmarra, Ohri, Struga dhe Qeveria deri në shkurt duhet t’i dorëzojnë në UNESKO. Më pas, në korrik vitin e ardhshëm, Organizata botërore për trashëgimi kulturore sërish do të vlerësojë nëse rajoni i Ohrit duhet të vendoset në listën e zonave të rrezikuara.