LSDM: VMRO-DPMNE është simbol i kërcënimeve dhe trysnive ndaj mediave dhe gazetarëve

0

Partia më e madhe në pushtet përmes një kumtese me shkrim thonë se VMRO-DPMNE është simbol i kërcënimeve dhe trysnive ndaj mediave dhe gazetarëve.

“Asnjë kumtesë nga pallati i bardhë nuk mund ta ndryshojë faktin se për 11 vite shteti ynë ishte i kapur dhe gjendej në fund të Evropës sa i përket lirive të medias”, thuhet në njoftimin e LSDM-së duke shtuar se se nuk mund të fshihet fakti që për 11 vite VMRO-DPMNE arrestonte, rrihte , paraburgoste gazetarë dhe mbyllte media.

Nga LSDM thonë se që kur LSDM dhe Zoran Zaev janë në pushtet, shteti shënon ngritje në listat botërore sa i përket lirisë së fjalës, dhe se nuk sulmohen, kërcënohen dhe maltertohen gazetarë ashtu siç ishte në kohën e VMRO-DPMNE-së.