Qafë-Thanë: Bllokohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë

0

Gjendje e rënduar dhe radhe të gjata mjetesh në pikën e kalimit kufitar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Qafë-Thanë. Dhjetëra kamionë të tonazhit të rëndë prej të paktën 4 orë mësohet se qëndrojnë në radhë në këtë pikë të kalimit kufitar, për t’u futur në vend.

Sipas të dhënave, për këtë anomali u bë shkak procesi i skanimit të mjeteve. Drejtuesit e tyre janë shprehur se presin për disa orë në temperatura të larta.