Nga Armand Braho/ Pak për Reformën në Drejtësi!

0

Nga Armand Braho/ Pak për Reformën në Drejtësi!

Nëse flasim për Reformën në Drejtësi, mund të themi së ajo është një ndër hapat e domosdoshëm, për shoqërinë Shqiptare. Duhet thënë se sistemi i drejtësisë në vendin tonë, historikisht ka patur anomali të theksuara. Ndoshta dhe nga personat e paaftë në të dhe deri tek personat tepër të aftë për të kryer korrupsion.
Në vitin 2016 Kuvendi i Republikës së Shqipërisë do të miratonte me 140 Vota Ndryshimet Kushtetuese dhe “Ligjin Nr.84/2016 për Rivlersimin Kalimtar të Gjyqtareve dhe Prokurorve” (Vetingu).
Farsa e ndyrë do të fillonte pikërisht në procesin e votimit, ku 140 deputetë, midis tyre dhe persona të korruptuar dhe të inkrimunuar, ngritën kartonin (pro) për një gjyqësor të pavarur dhe të pa përlyer. Ne teori ky ligj do të sillte një “pastrim”, për punonjësit e sistemit të drejtësisë, pra për Gjyqtarët dhe Prokurorët. Të cilët më pas, po në teori duhet të hetojnë apo venë para ligjit, funksionarët më të lartë, duke filluar nga Kryeministri i Shqipërisë Z. Edi Rama, për aferat me PPP-të, Presidentin e Republikës Z. Ilir Meta, për afera të larta korruptive, gjithashtu dhe kreu i Opozitës Z. Lulzim Basha për shpërdorim të fondeve publike. Gjithsesi as njëra nga këto nuk ndodhi deri në këto momente, por le të kthehemi tek Vetingu.
Thamë që ky ligj do të ishte një “fshesë” për të paaftët dhe të korruptuarit. Konstatimi sipas ligjit do të kryhej në bazë të tre kritereve: (Vlersimi i pasurisë; Kontrolli i figurës; vlersimi i aftësive profesionale). Kritere këto, njohur si një trinom i “frikshëm” i cili do bënte “hatanë”.
Nëse ngremë pyetjen “ç’farë “hata” do të bënin këto kritere…?”. Atëhërë jemi dëshmitarë të shkarkimeve të shumta, të kryera nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (institucion i Vetingut) dhe më pas të rikonfirmuara nga Komisioni i Pavarur i Apelimit (Organi më i lartë vendimarrës i Vetingut). Kryesisht shkarikimet lidheshin me kriterin e parë, pra me Vlersimin e Pasurisë. Ku Subjeketet e Rivlerisimit (Gjyqtarët dhe Prokurorët) nuk justifikonin pasuritë e tyre miljona euroshe. Në praktikë mendohet se Reforma po funksionon, por prapaskenat flasin të kundërtën.
Çdo të ndodhi me ish funksionarët e drejtësisë pasi konstatohet se janë të pa përshtatshëm në Sistemin e Drejtësisë dhe shkarkohen? Përseri nëse flasim nga praktika, thjesht ata janë shkarkuar!
Logjikisht, një pasuri e pa justifikuar me burime të ligjshme, është fituar në një mënyrë të pa ligjshme, filozofi e thjeshtë kjo. Pra ligji ka dështuar në këtë pikë, sepse nëpërmjet organeve të tij ka konstuar vetëm mospërputhjen e kriterit dhe e ka shkarkuar subjektin. Por pasuria e subjektit mbetet e njëjtë dhe e patjetërsuar. Ndërkoh pas konstatimit të pasurisë të pa justifikuar duhet nga ogranet e prokurorisë të fillonte një hetim mbi subjektin e rivlersimit, gjithashtu dhe të sekuestrohej pasuria e pa justfikuar në bazë të ligjeve në fuqi.
Nga ana tjertër duhej që realisht të gjendej burimi i jashtëligjshëm i atyre të ardhurave, që njeherazi të bëhej dhe pavlefshmëria absolute e atyre vendimeve gjyqësore, mbi të cilat janë siguruar të ardhurat, për pasuritë e subjekteve të rivlersimit. Realisht qytetarët kanë shumë të drejtë të jenë të revoltuar mbi Pseudoreformën në Drejtësi e cila nuk siguron, drejtësinë e kërkuar nga ana e tyre, por vetëm heq disa gjyqtarë e prokurore, për të vënë disa të tjerë.
Nga ana tjetër, gafë e reformës ishte dhe fillimi i saj, i cili filloi nga e kundërta e hirarkisë institucionale, pra nga lart-posht. Kjo gafë konkludoi tashmë me një krizë të përkohëshme të mosfunksionimit të sistemit gjyqësor. Krizë kjo e cila pasqyrohet dhe tek situate politike dhe juridike e vendit. Shembull i qartë është mosfunkisonimi i Gjykatës Kushtetuese, gjë kjo e cila ka pasqyruar dy kriza të mëdha në vend, e para Ligjshmëria e Zgjedhjeve të 30 Qërshorit (Dekreti i Presidentit) dhe e dyta Proçedura e Shkarkimit të Presidentit, që si targër ligjor i ka në kopetencë për shqyrtim vetëm Gj.Kushtetuese. Pastaj pa folur për qindra çështje të tjera të paraqitura nga shoqëria civile, për ligje të dala nga Kuvendi i Shqipërisë të cilat sipas pretendimit të palëve bien ndesh me Kushtetutën, apo deri tëk VKM-të për Prishjen e Teatrit, etj.
Presidenti i Republikës Z. Ilir Meta, e quan reformën në drejtësi si “Ramaforma”, por duhet pasur parasysh që Rama nuk është i vetëm, me të padyshim është bashkëpuntor dhe Meta, Basha dhe Kryemadhi…
Me pak fjalë kjo është reforma e servirur nga kasta politike që çdo ditë e më shumë vërteton që nuk do tja dijë për popullin.