Standardi jetësor: Me statistikë i lirë, në realitet i shtrenjtë

0

Të dhënat e fundit nga Eurostat-i, tregojnë se në konkurencën mes 37 shteteve, standardi jetësor në Maqedoninë e Veriut është më i shtrenjtë vetëm krahasuar me atë në Turqi.

Qytetarë, të cilët nuk pajtoheshin me këto të dhëna, madje edhe rastisëm të anketojmë edhe disa gurbetqarë që kanë ardhur për pushime në vendlindje. Për ata jetesa në Maqedoninë e Veriut me këtë standard është shumë e shtrenjtë.

“Standardi jetësor? Rrogat i kanë të dobëta, në përgjithësi i kanë të dobëta. Ka individë që janë në pozicione të mira mirëpo në përgjithësi rrogat janë të dobëta e standardi i lartë, çmimet janë të larta, çmimet e naftës po e vërej se është gati si te ne atje”…”Rrogat duhet të jenë 2400, 2500, Këtu si e vërejta 15 mijë den ishte rroga minimale dmth një dallim shumë i madh e te çmimet një dallim shumë I vogël, por edhe veshja, pushimet sidomos te nafta e verejta ishin njejtë, çmimet si te ne si këtu”…”Shumë keq.. varfëri papunësi njerëzit të lodhur”…”Njerëzit s’kanë para, çdo 5-10 metra duke kërkuar para, nëpër kontajnerë po kërkojnë”, thanë qytetarët a anketuar nga TVM2.

Eurostat bënë rangimin e shteteve në bazë të lartësisë së harxchimeve bazë, për jetesë, siç janë ushqimi, veshmbathja, amvisëria, transporti e tjera.    Në Maqedoninë e Veriut tani për tani, pijet, prodhimet e duhanit, dhe ushqimi   krahasuar me vendet europiane janë me cmime më të lira, ndërsa të ardhurat mujore janë më të ulta në rajon. Sipas statistikave rroga mujore në Kroaci arrin deri më 900 euro, në Mal të Zi  mesatarja e rrogës arrin deri në 500 euro, ndërkohë që në Maqedoninë e Veriut mesatarja e rrogës arrin maksimum deri në 410 euro.