Presidenti Pendarovski është për pajtim, jo për amnisti

0

Presidenti Stevo Pendarovski thotë se pajtimi në vend është një dëshirë e tij e kahmotshme për të cilën ende punon dhe angazhohet, por ai pranon se ky është një proces i vështirë dhe duhet angazhim i të gjitha forcave politike në vend. Në intervistën javore për Radion Evropa e Lirë, ai ka mohuar akuzat dhe dilemat e ngritura në opinion se me pajtimin nënkupton ndonjë amnisti qoftë edhe për kryeministrin Zoran Zaev apo figura të tjera politike.

Stevo Pendarovski, president
“Unë edhe atëherë në ata bisedime që kam pasur në forume të caktuara joformale e kam prezentuar qëndrimin tim dhe nuk e kam aspak të vështirë atë ta them edhe tani publikisht, se nëse ajo është problem, unë dyshoj se ajo është arsyeja se pas pajtimit shoh amnisti për Zaevin dhe njerëzit e tij, nëse nevojitet, mund edhe publikisht të them se nuk kam asnjë qëllim as sot dhe as në pesë vitet e ardhëshme të amnistoj Zoran Zaevin nëse ka bërë kriminalitet dhe kënd do qoftë nga bashkëpunëtorët e tij të afërt në parti ose në Qeveri, nëse kanë bërë kriminalitet. Këtë mund ta them dhe t’i përmbahem deri në fund të mandatit”

Pendarovski në këtë intervistë është shprehur i bindur se nuk do të ketë prolongim të ri të datës për hapjen e bisedimeve që pritet t’i ndahet vendit në muajin tetor, ndërsa mohon edhe mundësinë që data të jetë e kushtëzuar. Prolongimi i fundit sipas tij është bërë vetëm për arsye teknike.

Stevo Pendarovski, president
“Nga vende më relevante mora garanca se prolongimi në Gjermani është pastër për arsye teknike dhe nuk ka arsye politike në prapavijë, siç kishte spekulime edhe tek ne edhe tek një pjesë e shtypit ndërkombëtar, gjegjësisht në media. Gjithashtu informatat të cilat deri në këtë moment I kam janë se për momentin nuk ekziston asnjë shtet evropian, asnjë vend anëtar i BE-së, asnjë qeveri evropian që ka qëndrim se Republika e Maqedonisë së Veriut nuk duhet të fillojë bisedime në fund të vitit”

Pendarovski ka njoftuar se që nga marrja e mandatit të presidentit ka takuar drejtuesit e të gjitha partive politike në vend, përveç atij të VMRO-DPMNE-së. Mickovsi thotë ai ka pasur ftesë por ka vlerësuar se ende nuk është koha për një takim të tillë. Arben Zeqiri /SHENJA/