Ruskoska: Ka edhe biznesmenë të tjerë që kanë paraqitur reket nga dy të dyshuarit

0

Prokuroria Publike ka njohuri edhe për raste të tjera për shantazhe që janë bërë nga personat e dyshuar në rastin “Reket”, por deritani nuk zbulohet për sa raste bëhet fjalë. Disa biznesmenë tani më kanë dhënë deklarata në Prokurori.

Prokurorja Villma Ruskoska në një deklaratë për DW tha se kanë njohuri për raste tjera, por nuk mund të tregojë se për sa persona bëhet fjalë.

“Kam njohuri për raste tjera, por nuk mund t’iu them për sa raste bëhet fjalë. Ato persona dhanë deklarata dhe tani kërkojmë dëshmi që të vërtetojmë denoncimet”, deklaroi prokurorja publike për krim të organizuar Villma Ruskoska.

Ruskoska tha se ato biznesmenë pohojnë të jenë shantazhuar nga personat e njejtë që dyshohen në rastin “Reket”.

Dy të dyshuarit në rastin “Reket”, Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski këtë javë i’u shqiptua nga 30 ditë paraburgim.

Në fokus ndodhet edhe prokurorja speciale publike Katica Janeva me ndikimin e së cilës siç thuhet, është bërë e gjithë tregëtia.

Ruskoska thotë se ende po vazhdon inspektimi i celularit të Janevës dhe deri tani nuk ka të reja në këtë aspekt