SHGM, KEMM dhe IMM kërkojnë zhbllokim të reformave mediale

0

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Këshilli për etikë në mediumet në Maqedoni (KEMM), Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe dhe punonjësve medial (SPGPM) dhe Instituti i Maqedonisë për mediume (IMM) sot u bënë thirrje kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit kuvendor për zgjedhje dhe emërim ta fillojnë procesin për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit të rregullatorit medial dhe Këshillit programues të Radiotelevizionit të Maqedonisë.

SHGM, KEMM, SPGPM dhe IMM në kumtesë të përbashkët theksojnë se seriozisht janë të shqetësuar për shkak të stagnimit të plotë të procedurës për zgjedhje të anëtarëve. Theksojnë se çdo pengim apo zvarritje e procesit do të ndikojë seriozisht ndaj zbatimit të procesit të reformave mediale në shtet.

“Informojmë se Qeveria, Parlamenti, por edhe të gjithë faktorët politik kanë përgjegjësi t’i qasen me seriozitet këtij procesi dhe të vihen mbi interesat partiake në mënyrë që të parandalohen dëmet e mëtutjeshme në sektorin medial”, qëndron në kumtesë.

Nga zgjedhja e anëtarëve në këto trupa, theksojnë, drejtpërdrejtë varen ndryshimet e shumëpritura sistematike në sferën e mediumeve, që duhet të mundësojnë mediumet të punojnë pavarësisht dhe profesionalisht.