Nuredini – Timonie: Të gatshëm për ruajtjen e Ohrit në listën e UNESCO-s

0

Naser Nuredini, ministri në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) u takua me Kristijan Timonie, ambasadorin francez në Shkup. Një nga temat për të cilat u fol sot, ishte edhe rreziku për heqjen e qytetit të Ohrit nga lista e UNESCO-s.

“Ambasadori Timonie e theksoi gatishmërinë e Francës për mbështetjen e vendin tonë në përmbushjen e kritereve për ruajtjen e Ohrit në listën e UNESCO-s (selia e të cilit është në Paris) si një trashëgimi botërore kulturore dhe natyrore”, bëjnë të ditur nga MMPJPH.

Në këtë takim u bisedua edhe për ndërtimin e impiantit të trajtimit të ujërave të zeza në Shkup, projekt i mbështetur nga Qeveria Franceze. Ndër të tjera, ministri Nuredini shpreh mirënjohjen për kontributin e Qeverisë së Francez për realizimin e projekteve në të mirë të mjedisit jetësor në vendin tonë.