Stuhia në Prespë nuk morri viktima, shkatëroi pullaze dhe drunjë, dëme dhe në Ohër e Strugë

0

Moti i ligë me breshër dhe erë e fuqishme me bubullima dje e kaploi Prespën. Drunj të çrrënjosur, pemë të shkatërruara, shtëpi pa çati, ishte pamja që mbizotëronte sot në pjesë jugperëndimore të vendit. Situata më dramatike është në auto-kampin “Krani”, ku janë çrrënjosur mbi 100 drunj të cilët kanë rënë mbi vetura, kamp rimorkio dhe plazhe. Nuk ka të lënduar. Banorët lokal të shqetësuar rrëfejnë për fatkeqësinë e mbrëmshme.

“Të gjithë jemi të frikësuar. Këtu jam me tre fëmijë dhe me nipat. Kaos ishte. Zoti na shpëtoi”, u shpreh një turiste.

“Tornado. Tornado nga Meksika. Diçka e pabesueshme. Tmerr, breshër, erë. Ne ishim brenda dhe kisha frikë të dal”, tha një tjetër turist.

“Ra një degë, u dëgjua shumë dhe unë thashë – dilni njerëz. Edhe një herë goditi fortë dhe dolëm. Shkuam te rimorkioja dhe u kthyem që t’i thërrasim edhe burrat. E dinim se druri do të bjerë. Hymë në rimorkion dhe nuk mundëm të dalim”, shtoi një tjetër turiste.

Është formuar një trup koordinues bashkë me Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim, kurse ekipet tashmë janë në terren, duke i sanuar dëmet dhe duke i pastruar akset rrugore. Dhjetëra fshatra në Prespë sot janë pa energji elektrike dhe ujë.

“Po ndodhin situata të tilla. Fatkeqësi të mëdha të motit, por megjithatë duhet kohë për të sanuar gjithçka. Është me rëndësi që shteti me vetëqeverisjen lokale kanë bashkëpunim të vazhdueshëm.  Qytetarët e Resnjës dhe Prespës duhet të qetësohen sepse ne do të bëjmë ç’mos për ta sanuar gjendjen dhe për t’i vlerësuar të gjitha dëmet e shkaktuara materiale”, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Mbrëmë edhe rajoni i Ohrit ishte kapluar me stuhi të madhe. Janë shkatërruar shumë vetura dhe një restorant, kurse qytetarët tërë ditën po paraqesin dëme. Në rajonin e Strugës, rrufeja që ka goditur transformatorin që e furnizon pompën në fshatin Shum, ka shkaktuar probleme në furnizim me ujë.