Osmani: Kopmanitë i njohin benefitet nga IPA fondet, me shfrytëzim efikas të IPARD, agrosektori do të pregaditet për hyrje në BE

0

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me Drejtorin e Agjencis për përkrahje finansiare në bujqësi dhe zhvillim rural Nikolqe Babovski, sot ishin në vizitë në kompaninë „Beso interkom SHPKNJP “ në Zhelinë të Tetovës.
Kjo kompani është një ndër shfrytëzuesit e masave nga programi IPARD 2.Konkretisht, kompania me agjension qe paguan ka lidhur kontratë për masën 3 „Investimet në asetet fikse për përpunimin dhe marketingun e produkteve bujqësore dhe të peshkimit“ nga IPARD 2 dhe realizoi investim në blerjen e pajisjeve dhe maqinerive për përpunimin e grurit dhe prodhimit të miellit. Investimi i total është në vlerë prej 128 mijë euro, nga të cilat 64 mijë euro janë para ku kompanisë i janë kthyer përmes programit IPARD.
Zëvendëskryeministri Osmani, theksoi që është pozitive që janë më shum kopmani nga agrosektori për modernizimin dhe zgjërimin e prodhimit i përdorin mjetet finansiare nga fondet IPARD.
„Kjo që sot e shohim në vendgjarje , paraqet thelbin e IPA fondeve.Ato janë mjete të pakthyeshme, të cilat nuk jane para tona, nga buxheti ynë, as para të tatimpaguesve tanë, por mjete të tatimpaguesve të vendeve- anëtare të Bashkimit Evropian, ku përmes sistemit të tyre poltik kanë vendosur që më së miri keto mjete, në ekonomit e tyre, në shoqërit e tyre, të harxhohen tek ne, si mbështetje për investim“, deklaroi Zëvendëskryeministri Osmani, më pas duke theksuar që me shfrytëzimin efikas të këtyre mjeteve, agrosektori do të përgaditet për hyrje ne BE, do të sigurojmë zhvillim të qëndrueshëm të ekonomisë rurale, hapjen e vendeve të reja pune, e cila do të ndikojë mbi zhvillimin e ekonomis të tërë.
Drejtori i Agjencis për përkrahje finansiare, Babovski deklaroi që dy vitet e kaluara Agjensioni për përkrahje finansiare dhe Ministria kanë punuar për lehtësimin e kritereve për masat e IPARD dhe afrimin e tyre deri tek fermerët, më pas duke theksuar që investime si kjo e sodit, janë dëshmi që vendi me të vërtet din se si ti shfrytëzoj mjetet të cilat përmes fondeve Evropiane i kemi në dispozicion.
„ Vetëm me tri thirrje relativisht në kohë të shkurtër arritëm të bëjmë absorbimin e mjeteve dhe realizim të proekteve të cilat realisht e modernizojnë agrosektorin. Përmes realizimit të proekteve të suksesshme përveq që i modernizojmë kapacitetet shtëpiake i bëjmë edhe më konkurent dhe ekonomik për atë që i zvogëlohen harxhimet prodhuese“, shtoi Babovski.
Sipas të dhënave të fundit nga Agjencioni për përkrahje finansiare, vetëm për shpalljen e parë publike nga IPARD 2 i shpallur në vitin 2017 janë nënshkruar 947 marrëveshje. Nga ato 860 kompani dhe fermerë i kanë përfunduar investimet dhe kanë dorëzuar kërkesa për rikthimin e 13,3 milion eurove.Te 346 aplikantët tashmë u janë paguar një shumë totale prej 3.9 milion euro,si investim i përballueshëm.