Ballina MAQEDONI Vazhdon Samiti për Ballkanin Perëndimor në Poznan të Polonisë, Maqedonia e Veriut...

Vazhdon Samiti për Ballkanin Perëndimor në Poznan të Polonisë, Maqedonia e Veriut pjesëmarrëse në këtë samit

0

Samiti i gjashtë i Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit vazhdon në qytetetin polak Poznan me mbledhje të ministrave të ekonomisë dhe punëve të jashtme dhe të brendshme të vendeve pjesëmarrëse.

Në fokus të mbledhjeve do të shqyrtohet bashkëpunimi rajonal, lidhja dhe rritja e ekonomisë në rajon.

Ngjarja kryesore e samtitit, mbledhja e shefave të shteteve apo qeverive të vendeve pjesëmarrëse do të mbahet nesër. Krahas vendeve të Ballkanit, në këtë samit marrin pjesë edhe partnerët e BE-së si Gjermania, Franca dhe Polonia.

Procesi i berlinit është nisëm diplomatike që e nisi kancelarja gjermane Angela Merkel në vitin 2014.