Ballina MAQEDONI Todevska dhe Ambasada amerikane reagojnë në lidhje me intonimin e gabuar të...

Todevska dhe Ambasada amerikane reagojnë në lidhje me intonimin e gabuar të himnit të Maqedonisë së Veriut (Foto)

0

Këngëtarja e njohur, Tamara Todevska ka kërkuar falje për intonimin e gabuar të himnit të Maqedonisë së Veriut në festën e pavarësisë së SHBA-ve në ambasadën në Shkup gjatë ditës së djeshme. Ajo në himnin shtetëror të kënduar e kishte harruar një strofë ku përmenden Goce Dellçev, Jane Sandanski dhe patriotë tjerë Gjithashtu, ka reaguar edhe Ambasada e SHBA-ve në Maqedoni duke thënë se bëhet fjalë për gabim dhe se ambasada i respekton traditat, historinë, heronjtë dhe të ardhmen e aleatëve.

“Më lejoni që nga thellësia e zemrës të ju kërkoj falje për gabimin e djeshëm. Nuk ka krenari më të madhe se një këngëtar të këndojë himnin kombëtar, e bash për këtë e pranova ftesën e ambasadës së SHBA-ve. Nuk ekzistojnë fjalë me të cilat mund ta përshkruaj pikëllim për gabimin e bërë gjatë intonimit të himnit. E marrë nga emocionet dhe euforia, për fat të keq, pa qëllim kam lënë një pjesë të himnit” ka shkruar Tamara Todevska në Facebook.

.

Komentet negative për këtë lëshim të Tamarës nuk ndalen. Disa i kanë kujtuar për nenin 178 të Kushtetutës ku thuhet se është i dënueshëm akti i përqeshjes së himnit, flamurit dhe preambulës së shtetit.

Për këtë gabim të Tamarës, Diaspora e Bashkuar e Maqedonisë më herët ka kërkuar nga Ambasada amerikane në Shkup kërkim falje si organizator i ngjarjes.

“Shtetet e bashkuara thellësisht respektojnë traditat, historinë, heronjtë dhe të ardhmen e miqve dhe aleatve tanë, Maqedonia e Veriut. Falemnderojmë shokëve dhe kolegëve tanë që ishin në festën e mbrëmshme. E kuptojmë atë gabim që mund të ndodh si pasojë e momenteve emocionuese, por falemenderojmë këngëtarët tanë për performancën e bukur” thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-ve.