Shkup, gjobiten 58 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

0

Dy persona kanë marrë lëndime të rënda trupore në tetë aksidentet që kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme.

SPB njofton se dje policia e komunikacionit ka gjobitur 58 vozitës që kanë tejkaluar shpejtësinë, tre vozitës që kanë kaluar udhëkryqin në të kuqe, dy vozitës që nuk kanë dhënë leje kalimi këmbësorit në vija të bardha, një vozitës është dënuar për tejkalim të parregullt, 14 vozitës për mospërdorimin e helmetës mbrojtëse, pesë vozitës për mospërdorimin e rripit të sigurisë dhe 17 vozitës që kanë përdorur telefonin celularë gjatë vozitjes.

Nga komunikacioni janë përjashtuar 18 automjete të paregjistruara.Shtatëdhjetë e tetë automjete janë parkuar në mënyrë jo të rregullt ndërsa me ndihmën e automjetit të veçantë ‘Karroteci’ janë ngritur 70 automjete.