Shkup, gjobiten 50 shoferë për tejkalim të shpejtësisë

0

Katër persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në tetë aksidentet që kanë ndodhur në Bashkinë e Shkupit.

Sipas SPB-Shkup, 51 vozitës kanë tejkaluar shpejtësinë ndërsa dy të tjerë kanë vozitur nën ndikimin e alkoolit.

Nga komunikacioni janë përjashtuar 18 shoferë që nuk kanë pasur leje vozitje dhe një vozitës fillimtar, si dhe 18 automjete të paregjistruara.

Policia e komunikacioni ka shqiptuar 54 gjoba, ndërsa për shkak të parkimit jo të rregult 68 automjete janë ngritur me automjetin special ‘karroteci’.

Janë hasur edhe 10 shoferë të cilët kanë përdorur celularin gjatë vozitjes ndërsa dy shoferë nuk kanë përdorur rripin e sigurisë.