Bloomberg: Ridizajnimi i Galaxy Fold ka përfunduar

0

Raporti i fundit i Bloomberg është duke cituar burime të paidentifikuara që pretendojnë se ridizajnimi i Samsung Galaxy Fold tani është përfunduar dhe kompania ka arritur të rregullojë problemet që çojnë në thyerjen e ekranit në serinë fillestare të pajisjeve.

Edhe pse “rdizajnimi” thuhet të jetë përfunduar, Samsung tani është “në fazat përfundimtare të prodhimit të një versioni komercial”, por ende nuk është në gjendje të bëjë një njoftim për një datë konkrete lansimi.

[Samsung] ka shtrirë tashmë filmin mbrojtës për të rrethuar të gjithë ekranin dhe kornizën e jashtme kështu që do të ishte e pamundur të hiqej me dorë.

Gjiganti korean i teknologjisë është i gatshëm të dërgojë pjesë të mëdha, si ekranin dhe baterinë, në fabrikën në Vietnam, ndërkohë që kompania po punon në një datë lansimi.

Burimet e njejta pohojnë se ka shumë pak gjasa që Samsung të lansoj Galaxy Fold në ngjarjen e Galaxy Note10 të 7 gushtit.