Zgjedhjet në Shqipëri, deri në orën 11:00 votojnë 12 për qind

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri, ka njoftuar se janë hapur të gjithë qendrat e votimit në të gjithë vendin, duke përjashtuar shtatë qendrat e votimi në Postrribë të qarkut Shkodër.

Nga këto, gjatë qendra votimi nuk ka filluar ende votimi, ndërsa për një qendër votimi janë djegur materialet zgjedhore.

KQZ thotë se 53 qendrat e votimit e KZAZ-së nr. 6 Vau i Dejës pavarësisht vonesave të shpërndarjes së materialeve zgjedhore, për arsye tashmë të njohura publikisht, janë hapur dhe procesi i votimit ka filluar normalisht.

“Deri tani pjesëmarrja në votime është: 12%. Kjo është një e dhënë paraprake, e cila ndryshon në bazuar në informacionin që Qendrat e Votimit kanë përcjellë në qendrën e të dhënave në KQZ. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i’u bën apel të gjithë qytetarëve që tu drejtohen kutive të votimit dhe të shprehin vullnetin e tyre me votë, pasi zgjidhjet në demokraci mund dhe duhet të dalin vetëm nga vota”, ka thënë zëdhëndësja Drilona Hohaj.