Gjendet i vdekur në banesë një person në Shkup

0

Një katërdhjetë e një vjeçar me inicialet N.A nga Shkupi është gjetur i vdekur në një banesë në rrugën “Pushkinova” në Shkup.

“Më 29.03.2019 në orën 16:35 në SPB Shkup, nga ndihma e shpejtë është raportuar se është gjetur një person i vdekur në një banesë në rrugën ‘Pushkinova’ pa shenja dhune”, njoftojnë nga SPB Shkup.

Nga policia shtojnë se është vërtetuar se bëhet fjalë për 41 vjeçarin N.A nga Shkupi.

Këqyrjen e vendit të ngjarjet e ka kryer ekipi i SPB Shkup, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik është dhënë urdhër për autopsinë e trupit.