Strumicë, gruaja tenton ta helmojë bashkëshortin me helm në filxhan të kafes

0

Tridhjetë e nëntë vjeçarja ka tentuar ta helmojë bashkëshortin në filxhan të kafes. Prokuroria thotë se gruaja dyshohet për tentimvrasje dhe për këtë shkak i është shqiptuar masa e paraburgimit.

“Tridhjetë e nëntë vjeçarja, më 7 qershor, në shtëpinë e saj në fshatin Illovicë, ka tentuar ta vrasë bashkëshortin e saj. Kur buri ka kërkuar t’i bëj një kafe, ajo në filxhan ka vendosur herbicid të lëngshëm ‘monosan herbi’, ka përzier me kafen dhe ja ka dhënë për të pirë. Personi i dëmtuar ka pirë kafen, ka dalë në oborr dhe ka ra pa vetëdije”, njoftuan nga prokuroria.

Nga atje shtojnë se duke vlerësuar se janë plotësuar bazat ligjore, prokurori publik gjykatësit në procedurë paraprake nga Gjykata Themelore e Strumicës i propozoi paraburgim për të dyshuarën.

Gjyqtari pranoi propozimin dhe i caktoi paraburgim prej 30 ditësh.