Tentim vrasje në Gjakovë, policia arreston tre persona

0

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Gjakovë, të cilët së bashku me disa persona tjerë, janë përleshur para një lokali, në të cilin rast është përdorur arma e zjarrit dhe mjete të forta, ku si pasojë dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime trupore njëri nga arma e zjarrit kurse tjetri nga mjetet e forta.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës thuhet se, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, ku kanë gjetur dhe kanë konfiskuar pesë gëzhoja dhe dy predha të fishekëve të armës së zjarrit.

Dy të dyshuarve me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë, ku njëri është hospitalizuar në spitalin rajonal në Pejë në mbikëqyrje të Policisë, tjetri është dërguar në mbajtje i cili po ashtu ka marrë tretman mjekësor, kurse i dyshuari i tretë pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.