Meta: 13 tetori, data e re e zgjedhjeve

0

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në një deklaratë për media ka konfirmuar se 13 tetori 2019, do të jetë edhe data e re e zgjedhjeve.

Më herët, Ilir Meta ka zhvilluar takim me ambasadorët e BE-së, Francës dhe Mbretërisë së Bashkuar, me të cilët ka diskutuar mbi krizën politike në Shqipëri.

Meta kishte ftuar për në takim edhe kryeministrin Edi Rama, por ai ka refuzuar të takojë presidentin me arsyetimin se ishte i zënë me zgjedhjet.