Me softuer prej 1.2 milionë eurove do të modernizohet sistemi i burgjeve në Maqedoni

0

Drejtoria për vuajtjen e dënimeve informon se ka siguruar 1.2 milionë euro për modernizimin dhe forcimin e sistemit të burgjeve në vend.

Projekti, i cili ka filluar në fillim të vitit 2019, ka të bëjë me përgatitjen e zgjidhjes softuerike, që do të mundësojë lidhjen e gjitha institucioneve në sistemin e burgjeve.