Bashkim Rama për maturantët: Universiteti Ndërkombëtar i Strugës promotor i elitës studentore!

0

Universiteti  ynë është një institucion me traditë  në spektrin  e universiteteve private jo vetëm në Maqedoni por edhe në Ballkan. Ne ofrojmë tre nivele edukimi: Bachelor, Master dhe PhD në pesë fakultete si vijojnë: Ekonomi, Drejtësi, Shkenca Politike, Teknologji Informacioni, Arkitekturë dhe Dizajn.

Kampuset universitare, kushtet e mira të studimit, stafi akademik nga Maqedonia e Veriut, Shqiperia dhe diaspora, bashkëpunimet e shumta me universitete dhe institucione të rëndësishme në Ballkan, Europë, Turqi, SHBA na japin të drejtën të ftojmë cilindo maturant, apo student t`I drejtohet Universitetit tonë për të studiuar.

Diploma e UNS-së, tashmë e njohur zyrtarisht në të gjitha shtetet e Ballkanit si Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Greqi, Zvicër, Itali dhe në të gjithë Europën por edhe në SHBA-të është një tregues më shumë që garanton të ardhmen e çdo studenti.

Punimet shkencore të botuara në revistën ndërkombëtare “The Heritage” janë një epërsi tjetër që ky universitet ofron për studentët dhe të gjithë studiuesit dhe hulumtuesit shkencor në Maqedoni, Shqipëri, Kosovë apo më gjërë.

UNS është promotor i elitës studentore, duke nxitur edhe funksionimin e mirë të përfaqësive studentore, që studentët, si një nga grupet kryesore të interesit në arsimin e lartë, të jenë pjesë e procesit të vendimarrjes.

Universiteti ynë është i përgatitur dhe i motivuar për të përballuar sfidat e ndryshme  të shekullit të ri. Sfidat kryesore janë ato të integrimit dhe globalizimit të arsimit të lartë duke marrë parasysh edhe stadin e zhvil- limit të shoqërisë sonë për tu integruar në familjen e madhe europiane të cilës ne i përkasim.

Prof. Dr. Bashkim Rama

Rektor i Universitetit Ndërkombëtar në Strugë