Aksident në rrugën Ohër-Resnjë, lëndohen dy persona

0

Dy persona, prej të cilëve njëri adoleshent, janë lënduar në një aksident të rëndë komunikacioni që mbrëmë ka ndodhur në rrugën magjistrale Ohër-Resnjë, në udhëkryqin për tek fshati Kuratica.

SPB Ohër njofton se aksidenti ka ndodhur në orën 20:15 mes makinës “Seat Leon” me targa të Manastirit e drejtuar nga M.D (23) nga Manastiri dhe makinës “Renault Clio” me targa të Ohrit, e drejtuar nga G.K (22) nga Ohri.