Erektionspillen onefitpapafitness.ch Erektionspillen genéricos potencia en España
Ballina Aktualitet Pas aksidentit të djeshëm Sindikata e Pavarur e Policisë kërkon standarde të...

Pas aksidentit të djeshëm Sindikata e Pavarur e Policisë kërkon standarde të reja për kontrolle në rrugë

0

Pas aksidentit të djeshëm ku në video incizim shihet një veturë e djegur, vozitësi i kamioni në gjatë dhe dhënie të ndihmës së shpejtë, Sindikata e Pavarur e Policëve kërkon rregulla të reja për kontroll në rrugë.

“Ne kur udhëtojmë për në Greqi nuk shohim policë. Kur udhëtojmë në Austri, nuk ka policë. Ka kamera në secilin vend dhe në secilën urë. Ka sinjalizim që sinjalizon dhe jep informacion vozitësit se shpejtësia në atë aks rrugor është 50 kmh në orë. Nuk mund më shumë se 130 kmh në orë. Me lëvizje mbi 130 në orë, në mënyrë automatike lëshohet kamera që e fotografon automjetin dhe kjo punë rregullohet në postë, ku dënohet vozitësi që ka tejkaluar shpejtësinë. Në këtë mënyrë nuk do të humbin jetë zyrtarë policorë”, deklaroi kryetari i Sindikatës së Pavarur të Policisë, Goce Dellçev.

Dellçev propozon panel diskutimi për vendosje mbikëqyrje në rrugë dhe të miratohet Ligj të ri për siguri në komunikacion.

Aksidenti në qarkoren e Shkupit, ndodhi kur policët kanë ndaluar automjetin “BMW” më tejkalim të shpejtësisë ndërsa në atë moment kamioni që kanë pas ka goditur.

Ndryshe, në aksidentin e djeshëm humbën jetë dy persona, njëri nga Gostivari ndërsa tjetri ishte zyrtar policor.