Ballina Aktualitet Çizhov: E pranojmë vendin tuaj si Republika e Maqedonisë së Veriut

Çizhov: E pranojmë vendin tuaj si Republika e Maqedonisë së Veriut

0

Ambasadori i Federatës së Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Çizhov në konferencën e rregullt të sotme në Bruksel tha se vendi i tij e njeh vendin tonë me emrin e saj kushtetues, Republika e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë procesit të votimit dhe ratifikimit të marrëveshjes së Prespës, Federata Ruse shprehu rregullisht mosmarrëveshje me mënyrën se si po zhvillohet procesi, por Moska sot e njeh qartë emrin e ri kushtetues të vendit, konfirmoi Çizhov për AIM-në.

Lidhur me takimin e nesërm të ministrave të jashtëm të BE-së për të vendosur mbi fillimin e negociatave me Maqedoninë, ambasadori rus rikujtoi se Moska nuk është kundër procesit të zgjerimit të BE-së “derisa ajo nuk ndërhynë në marrëdhëniet ekzistuese mes BE-së dhe Rusisë ose midis Rusisë dhe vendeve kandidate”, ndërsa Rusia mbetet hapur kundër procesit të zgjerimit të NATO-s.

Çizhov vlerësoi se marrëdhëniet në mes Rusisë dhe BE-së nuk janë në formën më të mirë edhe për kundër dy bllokadave ato kanë marrëdhënie të rëndësishme ekonomike dhe tregtare. Ai tha se BE është partneri i parë i tregtisë së Rusisë, ndërsa Rusia është e katërta për BE-në.