Erektionspillen onefitpapafitness.ch Erektionspillen genéricos potencia en España
Ballina Aktualitet Motoçiklisti shkel një grua 83-vjeçare në Shkup

Motoçiklisti shkel një grua 83-vjeçare në Shkup

0

Një person i panjohur me motoçikletë mbrëmë në sheshin “Aradhat Partizane” në Shkup ka goditur një 83-vjeçare dhe ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Gruaja ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për mjekim në Qendrën Emergjente në Klinikën “Nënë Terezë”.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes kanë bërë ekipet e SPB Shkup.