Berlini dhe Parisi pranë krijimit të buxhetit të përbashkët të eurozonës

0

Përpjekjet shumë të gjata për të krijuar një buxhet të përbashkët të eurozonës pritet të përfundojnë shumë shpejt, deklaruan ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz dhe homologu i tij francez, Bruno Le Maire, para se të takonin homologët e tyre të eurozonës për të punuar mbi detajet e fundit.

“Jam shumë i lumtur që propozimet e përbashkëta nga Gjermania dhe Franca për të krijuar një buxhet të eurozonës… kanë marrë deri tani shumë mbështetje. Jemi shumë pranë që ta shndërrojmë këtë në një çështje të përbashkët të eurozonës”, tha Scholz në Luksemburg.

“Ne nuk jemi larg nga një konsensus”, shtoi Le Maire.

“Vendimet mbi buxhetin e eurozonës dhe reformat e tjera që janë në tavolinë do të përfaqësojnë një zhvillim të madh dhe do të rrisë stabilitetin e eurozonës”, tha ministri francez, duke nxitur homologët e tij që të arrijnë një marrëveshje në shpirtin e kompromisit.ngfdsa