Tragjedi në Maqedoninë e Veriut, vdes 14 vjeçarja duke u larë në pishinë

0

Tempereturat e larta kanë bërë që tani të mbushen pishinat, por fatkeqësisht shënohet edhe viktima e parë për këtë sezonë. Sipas dëshmitarëve okularë, një vajzë 14 vjeçare ka qenë duke u larë në pishinë në Manastir, por për fat të keq është mbytur.

Deri më tani nuk është bërë i njohur identiteti i vajzës, ndërsa ne vendngjarje ndodhet policia për të inspektuar rastin. Gjatë ditës priten informacione shtesë.