Dorëhiqet Kreu i Forumit të BDI-së Strugë, Ja arsyeja e dorëheqjes së Bledar Zibës!

0

Të Nderuar antarë të Forumit Rinor të BDI-së Dega Strugë!
Të Nderuar simpatizantë dhe drejtues të kësaj force politike!

Sot vihem përball një akti të lartë moral dhe profesional. Prej vitesh kam drejtuar një nga Forumet më të rëndësishëm të BDI-së Strugë, një forum që përçonte çdo moment një energji të madhe për këtë subjekt politik. Sëbashku kemi qënë dëshmitar të fitoreve të herë pas hershme që ka korrur BDI Strugë, që nuk do ishin të mundura pa përkushtimin e të rinjëve të cilët janë faktorë tashmë në vendimarrje. Pa dyshim që kryesimi i këtij forumi ka ndikuar tepër mirë në karierën time politike. Si një familje e madhe dhe e bashkuar ky forum, sot është një model për bërjen e politikës.
Sot përhulem solemisht, para çdo antari të këtij forumi që ka kontrbuar, që sot të jemi këtu. Prandaj në mbështëtje të politikave të brendshme të liderit Ali Ahmeti dhe reformave të brenshme të këtij subjekti, jap dorëheqjen e plotë dhe të pa revokueshme nga pozicioni i Kreut të këtij forumi dhe nuk do të jem më pjesë e garës për këtë pozicion. Mendoj se sot është koha që të rinj të tjerë, të cilët e dëshmojnë vetën çdo ditë e më shumë, si lidera të ardhshëm, të marrin drejtimin e këtij forumi. Edhe pse do largohem nga pozicioni i titullarit, unë do të përkah gjithmonë të rinjtë e BDI-së që të korrin fitore të vazhdueshme.

Dua të falenderoj për bashkëpunimin e gjithë këtyre viteve në krye të këtij forumi, çdo të ri i cili ka dhënë kontributet e tija në këtë forum!
Gjithashtu dhe Kreun e Degës së BDI-së Strugë Z.Ramiz Merko, për mbështetjet e vazhdueshme që më ka dhënë mua personalisht dhe këtij forumi. Një falenderim shkon dhe për liderin tonë, Z.Ahmeti I cili ka treguar në çdo rast se e mbështet rininë.

Faleminderit!