Tragjedi në Kroaci, kamioni shtyp për vdekje dy fëmijë (Video)

0

Dy fëmijë kanë ndërruar jetë dhe disa të tjerë kanë mbetur të lënduar kur një kamion ka goditur turmën e njerëzve derisa pushonin në një parking përreth autostradës në Kroaci.

Sipas mediave lokale tragjedia ka ndodhur në ora 09:30 minuta, ndërsa jo zyrtarisht spekulohen për dy variante të aksidentit, e para kinse kamionit i janë prishur frenat dhe e dyta kinse i është bllokuar tempomati.