Shkup, rrufeja godet për vdekje shtetasin shqiptar

0

MPB njofton se dje rreth orës 22:05, në SPB Shkup është raportuar se në fshatin Luboten të Shkupit rreth orës 21:20 personi F.B. (38) nga fshati Luboten kishte gjetur të vdekur personin M.D. (24) shtetas i Shqipërisë. MPB njofton se sipas gjitha gjasave personi ka vdekur nga goditja e rrufesë. Me urdhër të prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.