Protesta kundër Izraelit në Gjermani

0

Protesta kundër Izraelit pritet të mbahen këtë javë në Gjermani.

Komisioneri kundër antisemitizmit në Gjermani ka kërkuar të gjithë qytetarët që të veshin një kapele të çifutëve për t’u solidarizuar me komunitetin çifut të Gjermanisë, derisa dita e protestave kundër shtetit të Izraelit po vjen.

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Berlinit dhe përgjatë Gjermanisë që të veshin jarmulaket (kapelat) të shtunën që vjen nëse ka sulme të reja kundër çifutëve në ditën e Al-Kudsit në Berlin”, ka thënë Felix Klein në një deklaratë.

“Duke e bërë këtë ne tregojmë solidaritet me komunitetin çifut dhe dërgojmë një mesazh për liri të fesë dhe diversitetit në shoqërinë tonë”.

Dita e Al-Kudsit është një ngjarje vjetore që kalon me protesta kundër Izraelit dhe mbahet në të premten e fundit të Ramazanit. Marshuesit tregojnë mbështetjen e tyre për palestinezët.

Demonstrime, parada dhe seminare mbahen në shumë shtete, por janë veçanërisht të mëdha në Iran ku dita e Al-Kudsit u shënua për herë të parë. Al-Kuds në gjuhën arabe do të thotë Jerusalemi.

Klein ka kërkuar që gjermanët të rreshtohen krah protestuesve pro Izraelit që po ashtu kanë paralajmëruar marshime të shtunën.

Komentet e tij vijnë disa ditë pasi që ai kishte thënë që çifutët duhet të kenë kujdes kur i veshin kapelat e tyre në publik.

“Nuk mund t’i këshilloj çifutët që të veshin kapelat e tyre gjithkund në Gjermani”, kishte thënë Klein.

Gazeta Bild, po ashtu, ka vënë kapelën në ballinën e saj për të treguar solidaritetin me çifutët në Gjermani në një kohë kur antisemitizmi është rritur shumë në gjithë Evropën.

Të dhëna të lëshuara nga Ministria e Brendshme zbulojnë se sulmet e urrejtjes janë rritur për 20% brenda një viti. Sulmet ndaj çifutëve, po ashtu, janë rritur.

Edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka pranuar se numri i anëtarëve të grupeve të djathtës ekstreme janë rritur.

“Nuk ka asnjë sinagogë, asnjë qendër shëndetësore për çifutë, apo shkollë ku ka çifutë që nuk ka nevojë të ruhet nga policë gjermanë”, ka thënë Merkel.

Një në katër persona në Gjermani kanë thënë se çifutët kishin shumë ndikim në luftëra dhe konflikte, ndërsa një në pesë persona thonë që çifutët kishin shumë ndikim të madh në media.