Karvani i Europës në Gjimnazin” Dr Ibrahim Temo” -Strugë(FOTO)

0

Dje më 27.05.2019 Gjimnazi “Dr Ibrahim Temo” – Strugë përfaqësuar nga Drejtoresha e shkollës Znj. Besime Jonuzi bashkë me stafin e saj udhëheqës të shkollës pritën Delegacionin e Bashkimit Evropian, të udhëhequr nga vetë Ambasadori Zotëria e tij Samuel Žbogar. NJë takim në kuadër të fushatës mbi muajin e Europës meqë 9 Maji është Dita e Europës.

Kjo fushatë sensibilizon të rinjtë mbi vizionin e tyre për Europën. Pas mbërritjes së Autobuzit të Europës me nxënës nga Shkupi dhe me delegacionin e përfaqësues të saj u bë takimi i Ambasadorit Žbogar me Drejtoreshën e Shkollës dhe stafin udhëheqës ku këtij takimi ju bashkangjit edhe Kryetari i Komunës së Strugës Z. Ramiz Merko dhe Shefi i Kabinetit Z. Dashmir Nasufi. Biseda ishte e frytshme dhe u panë mundesitë dhe u shkëmbyen mendime në lidhje me të ardhmen e të rinjve, problematikave të ndryshme, integrimin europian të këtyre të rinjve duke e parë të ardhmen e tyre në vendin e tyre. Më pas në auditoret e shkollës patëm një puntori nga Nicola Bertolini.

Në agjendë gjithashtu ishte dhe debati me nxenesit e shkollës tonë nga të tre etnite ( shqiptarë, maqedonas dhe turq) bashkë me Z. Žbogar pyetje – përgjigje- diskutime me temë : “Vizioni i të rinjve për BE-në”.

Pas debatit Karvani i Europës udhëtoi rreth Strugës për ti njohur fëmijët e Shkupit me bukuritë e këtij qyteti. Pati gjithashtu aktivitete me biçikleta në sallën e sportit te Gjimnazit ”Dr Ibrahim Temo” ndërkohë që në hyrje të shkollës organizohej fushata sensibilizuese për një ambient të pastër me moton: ”Pastërti njësoj si në shtëpi”.