Erektionspillen onefitpapafitness.ch Erektionspillen genéricos potencia en España
Ballina Aktualitet Imazhe të reja të gjeneratës së tetë të Volkswagen Golf ? (Foto)

Imazhe të reja të gjeneratës së tetë të Volkswagen Golf ? (Foto)

0

Pas publikimit të skicave të enterierit të gjeneratës së tetë të Golfit, kanë filluar të qarkullojnë imazhe tjera të modelit të ri të gjigantit Volkswagen.

Edhe pse i kamufluar me materiale të veçanta, ai dukej se ngjasonte shumë me skicat e publikuara, ku ndryshime të mëdha duket qartë se kanë pësuar dritat si të përparme ashtu edhe ato të pasme.

Gjithashtu vërehej ekrani gjigant i ndjeshëm në prekje në pjesën qendrore, sikurse në skica dhe hapësira e bollshme brenda veturës. Megjithatë, deri më tani nuk është konfirmuar nëse do të duket kështu, pasi prezantimi zyrtar do të bëhet në tetor të këtij viti.


Megjithatë një gjë është e sigurt që gjykuar në fotografitë e publikuara më poshtë, gjenerata e tetë do të ketë shumë më pak butona fizik, pasi do të zëvendësohen nga ekrani i ndjeshëm në prekje prej 15 inç.

Ndryshe Volkswagen Golf konsiderohet si vetura më e njohur e gjigantit gjerman si dhe më e shitura në Evropë. E shumë adhurues të kësaj marke me padurim po e presin prezantimin zyrtar të Golf 8, që padyshim ka zgjuar kureshtje të madhe. /Telegrafi/