Ballina BOTA Kina prezanton trenin me shpejtësi prej 600 kilometra në orë (Foto/Video)

Kina prezanton trenin me shpejtësi prej 600 kilometra në orë (Foto/Video)

0

Kina ka prezantuar prototipin maglev (levitim magnetik) një tren që mund të arrijë shpejtësi prej 600 kilometrash në orë.

Sipas CNN treni është zhvilluar nga China Railway Rolling Stock Corporation dhe prodhimi i tij do të fillojë në 2021.

Me këtë shpejtësi, treni mund të transportojë pasagjerët mes Pekinit dhe Shangai në vetëm tre orë e gjysmë krahasuar me katër orë e gjysmë që duhen me aeroplan.

Treni do të mund të arrijë këto shpejtësi teorike falë dizajnit maglev që do të thotë se fuqia shtytëse gjenerohet nga një fushë magnetike.

Aktualisht, Kina ka trenin me të shpejtë botë në funksion i cili arrin shpejtësi deri në 431 kilometra në distancën prej 30 kilometra mes Shangait dhe aeroportit.

Në vitin 2015, Japonia vendos rekord me trenin maglev që arriti deri në 603 kilometra në orë.

Troy Apke Jersey