Vritet ish-ministri i Jashtëm bashkë me 8 të tjerë, si i shpëtoi sulmit terrorist Ivica Daçiç

0

Ekstremistët islamikë aktivizuan një bombë makinash pranë pallatit presidencial në Mogadishu në Somali e për pasojë humbën jetën të paktën nëntë persona, lajmëruan autoritetet vendase.

Midis viktimave është edhe ish ministri i jashtëm Hussein Elaba Fahia, i cili ishte gjithashtu këshilltar i presidentit aktual të Somalisë, raportoi AP.

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç në kohën e shpërthimit është ndodhur në një takim me presidentin somalez në pallatin presidencial në Mogadishu, kur një makinë plot me eksploziv shpërtheu përpara rezidencës! Të paktën gjashtë vetë u vranë gjatë sulmit, ndërsa 13 u plagosën.

Daçiç tha në një bisedë me serben Kurir se ata shpëtuan mirë.

“Ne (këtu në Somali) mezi mbijetuam . Një makinë bombë shpërtheu përpara pallatit presidencial ndërsa ishim në takim. Ka të vdekur në sulm”, thotë Daçiç.

Daçiç shtoi se, objektivi i sulmit ishte ish ministri i jashtëm somalez. Ministri i Jashtëm shtoi se nuk kishte evakuim të punonjësve dhe të ftuarve në pallatin presidencial.