Aksident në Rosoman, dy djem të rinj marrin lëndime të rënda

0

Dy djem të ri kanë marrë lëndime të rënda trupore pas aksidentit në mes një veture dhe një motoçikletë në Rosoman.

“Aksidenti ka ndodhur në mes një veture të markës “Micubishi Pajero” me targa të Kumanovës e drejtuar nga S.L. (48) nga Kumanova dhe motoçikletës “Hamachi” e pa regjistruar e drejtuar nga M.Gj. (19) nga Rosomani.

Nga aksidenti lëndime të rënda trupore kanë marrë vozitësi i motorit dhe bashkudhëtari i tij me motoçikletë (14)”, njofton zëdhënësi i SPB Veles, Verolub Dodevski.

Personat e lënduar janë transferuar në spitalin e Kavadarit.