Maqedonia ratifikoi marrëveshjen me Kosovën për njohjen reciproke të patentë shoferëve

0

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot votoi Ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Qeverinë e Kosovës për njohjen reciproke të patentë shoferëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë seancë gjithashtu u konstatua edhe dorëheqja e Goran Trajkovskit si Drejtor i Drejtorisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale sipas kërkesës së tij.

Në seancën e 98-të, deputetët mbështetën ndryshimet e propozuar ligjorë të ligjeve mbi tarifën doganore dhe disiplinë financiare, në leximin e parë, dhe mbyllën debatin mbi draft ligjin për planifikimin urban në leximin e parë.

Me ndryshimet në Ligjin për disiplinë financiare, zvogëlohet kompensimi për vonesë dhe transferohet mbikëqyrja mbi zbatimin e dispozitave për transaksionet e biznesit nga ana e operatorëve ekonomikë nga sektori privat nga Drejtoria për të Ardhura Publike të Inspektoratit të Tregut të Shtetit në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë