Komuna e Strugës: 20 Maji Dita e zjarrfikësve në Maqedoninë Veriore

0

20 Maji Dita e zjarrfikësve në Maqedoninë Veriore

Dita e zjarrfikësve , në Strugë u shënua me një sërë aktivitetesh të organizuara nga Njësia territoriale e zjarrfikësve – Strugë.

Kryetari i Komunës së Strugës vizitoi ambientet e Njësisë territoriale të zjarrfikësve ku u solidarizua me zjarrëfikësit dhe u tregua i gatshëm për të siguruar kushtet e nevojshme për punë.

Nxënësit e shkollave fillore “Vëllezërit Milladinov” dhe “Josip Broz Tito” patën rastin të njiheshin nga afër me punën e zjarrfikësve , me parkun vozitës dhe me pajisjet e tyre kundër zjarrit.

Dita e zjarrfikësve shërben për të na rikujtuar se profesioni i zjarrfikësve është një ndër profesionet më fisnike dhe se NJTZ është një nga insitucionet më të rëndësishme kur vjen në pyetje siguria e qytetarëve tonë, prandaj sot më shumë se çdo ditë tjeter jemi mirënjohjës ndaj punës dhe sakrificave të shumta të zjarrfikësve.

Fal jush , Struga është më e sigurtë.

Zyrra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës.

**************************

20 мај ден на пожарникарството во Северна Македонија

Денот на пожарникарите во Струга се одбележа со низа активности организирани од страна на територијалната против-пожарна единица при Струга.

Градоначалникот на Општина Струга се вклучи во одбележувањето на денот на пожарникарството така што ги посети просторите на ТТПЕ и покажа солидарност до пожарникарите и подготвеност да ги обезбеди потребните работни услови.

Учениците на основните училишта “ Браќа Миладиновци” и “Јосип Броз Тито” имаа можност да се запознаат со работата на пожарникарите, возниот парк и нивната противпожарна опрема.

Денот на пожарникарсвото служи да не потсети дека работата на пожарникарите е една од најблагородните професии и дека ТТПЕ е една од најважните институции кога станува збор за безбедноста на нашите граѓани, затоа денес треба да покажеме благодарност за беспрекорната работа и жртва на нашите пожарникари.

Благодарејќи на вас, градот на Струга е побезбедна.

Канцеларија за односи со јавноста,
Општина Струга