Shkup, sanksionohen 12 motoçiklistë

0

Njësia për siguri në komunikacion në kuadër të SPB Shkup më 18 maj gjatë periudhës nga ora 14:00 deri në orën 19:00 ka ndërmarrë një aksion kontroll ndaj motoçiklistëve.

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollit, policia ka zbuluar 12 shkelës të ligjit të kryera nga motoçikleta, dhe atë: një motor që ngiste pa patentë shoferi, dy personave u kishte skaduar patenta e shoferit, tre kanë vozitur me kategori më të rëndë se sa u është lejuar dhe gjashtë janë sanksionuar për mos shfrytëzimin e kasketës.

Gjatë të njëjtës ditë, policia e rrugore ka kryer kontroll të zgjeruar të veprimit për zbulimin e shoferëve që kanë tejkaluar shpejtësinë e me automjetet në territorin e Shkupit në periudhën prej ora 06:00 deri në orën 24:00.

“58 vozitës e kanë tejkaluar. Janë lëshuar 45 urdhra të detyrueshëm të pagesave dhe 13 shoferë janë paralajmëruar me shkrim”, deklarojnë nga MPB