Gjashtë të lënduar në një aksident në Strumicë

0

Një aksident në komunikacion ka ndodhur në Strumicë, ku janë përplasur dy vetura, ku gjashtë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore, në mesin e të cilëve edhe një grua shtatzënë.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:30 në sheshin “Marshall Tito” në qendër të Strumicës në mes një veture “Audi” dhe një veture “Ford Escort”.

Sipas informacioneve nga mjeku Gjoshko Goshev, është konstatuar se personat kanë marrë vetëm lëndime të lehta trupore dhe se asnjëri nuk është ndaluar për mjekim. Vetëm ndaj gruas shtatzënë do të kryhen kontrolle shtesë.