Aksident me një të plagosur në Tiranë

0

Një aksident rrugor me pasojë një të plagosur është regjistruar pasditen e kësaj të shtune në rrugët e kryeqytetit, ekzaktësisht pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të kryeqytetit.

Pamjet nga vendngjarja, të ardhura përmes rubrikës “Ti Raporton” në Top Channel, tregojnë një motor të përplasur me një automjet dhe të rrëzuar në rrugë, si dhe një prani e shtuar e forcave të Policisë Rrugore.

Një autoambulancë shkoi shumë shpejt në ndihmë të të plagosurit, të cilin e mori më pas për ta transportuar për në spital.

Ndërkohë, në vendngjarje kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit. Trafiku, si pasojë e këtij aksidenti është rënduar disi.