Tragjike në Tel Aviv/ Humb jetën aksidentalisht punëtori në skenën e Eurosong

0

Një 66 vjeçar, punonjës në skenën e Eurovizion në Tel Aviv,Izrael ka vdekur pasi një pjesë e pajisjeve të ndriçimit ra mbi të.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se punëtori me detyrë shofer kamioni i quajtur Fuldi Schwartz, në momentin e aksidentit po mbante pajisjet.

Ai më pas u transferua urgjentisht në spital por pa mundur t’ju shpëtonte plagëve të marra.

“Ne nuk fajësojmë askënd në këtë kohë, por është e mundur që një ngjarje e tillë e madhe, siç është Eurosongu, por me kaq shumë para, kontroll dhe siguri t’i ndodh diçka kaq e tmerrshme”, thanë anëtarët e familjes Schwarz.