Ballina Kronikë e zezë Lëndohen gjashtë persona në 11 aksidente në Shkup

Lëndohen gjashtë persona në 11 aksidente në Shkup

0

Gjashtë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në 11 aksidentet e ndodhura që kanë ndodhur në gjatë 24 orëve të fundit në Shkup.

Sipas SPB-së, nga komunikacioni janë përjashtuar 30 vozitës që janë lëvizur më të shpejtë nga ajo e lejuara dhe nëntë automjete të paregjistruara, njofton Telegrafi Maqedoni.

Janë dënuar edhe dy vozitës që kanë qenë nën ndikimin e alkoolit, 18 vozitës para se të marrin lejen e vozitjes dhe një fillimtar.

Për parkim jo të rregullt janë dënuar 72 vozitës, ndërsa me automjetin ‘merimanga’ janë ngritur 60 automjete.

Janë dënuar edhe tetë këmbësorë që kanë kaluar rrugën jashtë vijave të bardha, katër vozitës që kanë kaluar udhëkryqin në të kuqe, një vozitës që s’ka dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vija të bardha, tre vozitës për mospërdorimin e rripit të sigurisë dhe nëntë për përdorimin e telefonit celular gjatë vozitjes.