Policia e Tetovës apelon qytetarët: Vozitni me kujdes!

0

Stacioni policorë për siguri në trafikun rrugor Tetovë, për shkak të intenzitetit të lartë të komunikacionit të paraqitur gjatë këtyre ditëve, përsëri apelon, gjegjësishtë i njofton vozitësit, që çdo herë dhe në çdo vend të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve në rrugë, dhe të mos e sjellin në pikpyetje sigurinë e tyre personale dhe të pjesmarësve tjerë në trafik.

Krahas kësaj, gjithashtu këshillohen që para udhëkryqeve të zvoglojnë shpejtësinë, dhe të ofrojnë përparësi kalimi, dhe në raste kur udhëkryqi nuk është i regulluar me shenja trafiku, të respektojnë maksimalishtë ,,regullin e djathtë,,.
Vozitësve ju rrikujtohen detyrimet ligjore, gjegjësishtë për shfrytëzimin e rrypit të sigurimit nëpër vetura, të cilat kanë një rëndësi të veçantë për sigurinë e tyre dhe të bashkëudhëtarëve në veturë.

Nga Stacioni për siguri në trafikun rrugorë i Tetovës, drejtojnë apel direkt deri tek prindërit dhe familjarët, të mos lejojnë që veturat e tyre ti drejtojnë fëmijët apo familjarë të tyretë cilët nuk e kanë kaluar provimin për patent shoferi dhe nuk posedojnë patentë valide për shofer, për arsye se edhe ata do të përballen me sanksionet e parapara ligjore, fletëpagesë për kundërvajtje me vlerë prej 300 euro në kundërvlerë të denarit.
Stacioni policorë për siguri në trafikun rrugorë, në periudhën e ardhëshme do ti përforcoj aktivitetet kontrolluese dhe veçanërishtë me fillimin e muajve të verës, kur pritet edhe më tepër të ritet dinamika e përgjithshme e trafikut në rajonin e Pollogut.