Kapet 33 vjeçari nga Ladorishti me lëndë narkotike

0

Për shkak të ekzistimit të bazuar për dyshimin e kryerjes së një vepre penale “prodhimi ilegal dhe lëshim në përdorim i lëndeve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” Zyra e Jashtme për Pune Kriminalistike në Stacionin Policor në Strugë pranë Prokurorisë Publike ngriti padi penale kundër A.M (33) nga fshati Ladorishtë i Strugës.
Më 13 Tetor 2018, në fshatin Ladorishtë policia ka kryer kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, me çka ka gjetur dhe konfiskuar marihuanë.

Sektori për Punë të Brendëshme Ohër
Zyra për marëdhënie me publikun