Dy kandidaturat e PS për bashki që Basha i quan peng të krimit

0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka cilësuar disa nga kandidaturat e zgjedhura nga mazhoranca për zgjedhjet lokale si të lidhura me krimin.

Basha nënvizoi se në ditët në vijim do publikojnë fakte konkrete, ndërsa u ndal te kandidatja e Durrësit dhe ai i Shijakut.“Kete e provon edhe lista e kandidateve. Kandidati i Shijakut i vendodur nga Avdylajt dhe Kecajt. Shume shpejt do te dalin fakte per kete. Kandidatja e Durresit qe eshte peng i njeriut te dosjes 339, Dako. Do të kemi kohë…Lista e kandidatëve të PS është pasqyra e bashkëpunimit kriminal të Ramës” , sqaroi Basha.

Në Durrës, Vangjush Dako votëbesoi si pasardhëse të tij Drejtoreshën e Tatimeve, Valbona Sako, një emër jo dhe aq i njohur në nga strukturat e Partisë Socialiste, duke mposhtur dy kandidatet e perfolura: deputetet Klodiana Spahiu dhe Milva Ekonomi.“Përulem me mirënjohje ndaj vendimit të forcës politike më progresive në Shqipëri, PS, për të më kandiduar në procesin e zgjedhjes së shërbyesit si Kryetar Bashkie në qytetin tonë, në Durrësin tonë të mirë që kërkon të vijojë zhvillimin”, deklaroi të Dielën Sako përmes një postimi në Facebook.Në Shijak, mazhoranca nuk preferoi të rikandidonte Ardian Kokomanin, duke zgjedhur 35 vjeçarin Elton Arbana.

Të vetmet informacione publike që dihen për Arabanën janë se shkollën e mesme e ka kryer në Turqi ndërsa në 2006-2010 është diplomuar në fakultetin Juridik, pranë Universitetit privat ‘Justiniani I’ Nga 2013-2017 ka punuar si Përgjegjës Sektori i IKMT, Qarku Durrës.